TIRANË – Policia ka arrestuar këtë të hënë në flagrancë një Andi Gurrën, një nga bashkëpunëtorët e Klejvis Cakës në plagosjen me armë zjarri të Juglen Abazit, në zonën e Freskut, më 2 gusht të këtij viti.
“Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 02.08.2025, në zonën e Freskut, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi J. A., Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës arrestuan në flagrancë shtetasin në kërkim A. G., 26 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtori i shtetasit K. C. (L), i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes”,- njofton policia.
Krahas Andi Gurrës, nga hetimet ka rezultuar se Klejvis Caka është përkrahur në plagosjen e Juglen Abazit edhe nga Xhonatan Qerimi, 27 vjeç, i cili po ashtu është shpallur në kërkim nga policia.
Policia thekson se po vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Më 2 gusht, rreth orës 19:10, policia bëri medije se është Juglen Abazi, 27 vjeç, ishte vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital, pasi ishte plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut.
Komente
