Vendi i plagosjes dhe policia në vendngjarje

Tiranë/ Plagosja e 20-vjeçarit në 'Qytetin Studenti', arrestohet 19-vjeçari nga Kamza! Nën hetim edhe personi që i shiti thikën

22 Nëntor, 15:46| Përditesimi: 22 Nëntor, 15:55

  • Share

Tiranë- Policia e Tiranës njoftoi sot (22 Nëntor) se ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes me thikë në Qytetin Studenti të Aron Demirajt, 20 vjeç, pas një sherri me motive banale, për shkak të një bllokimi rruge.

Burime zyrgtare thanë se vunë nën pranga Ajdin Ajvazin, 19 vjeç, banues në Kamëz, dhe proceduan në gjendje të lirë një 52-vjeçar me inicialet E.T., që dyshohet si përkrahës i tij.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. A., 19 vjeç, banues në Kamëz, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. T., 52 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi A. A., ditën e djeshme, në Qytet Studenti, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se autori i dyshuar e ka blerë mjetin prerës nga shtetasi E. T.”, njoftoi policia.

I plagosuri është banues në zonën ku ndodhi ngjarja, në Tiranë, kurse autori figuron banues në Kamëz.

Aron Demiraj vetëm 20 vjeç u qëllua me thikë në “Qytet Studenti”, ku edhe jeton, mesditën e djeshme (21 Nëntor).

Burimet thonë se ai mori tre goditje, në brinjë, në qafë dhe shpatull. Pas konfliktit 19 vjeçari ka shkuar në një fast-food për të marr ndihmën e parë dhe më pas u transportua në spitalin e Traumës.

Autori i dyshuar u kap pak pas krimit, teksa sot Policia konfirmoi arrestimin e tij.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?