Tiranë, u godit 4 herë me thikë tek 'Astiri', vdes në spital Amarildo Hoxhallari! Në 2015 pagoi të vritej miku i Shullazit! Arrestohet autori! Dyshohet se viktima i ngacmoi të dashurën (EMRAT + VIDEO)

24 Gusht, 19:28| Përditesimi: 27 Gusht, 12:31

  • Share

Tirane-  Një 34 vjeçar humbi jetën në spital mbrëmjen e sotme (24 gusht) pasi u godit me thikë në zonën e ‘Astirit’. Ngjarja u shënua rreth orës  18:45, (24 gusht 2024) tek Unaza e Re. Viktima është Amarildo Hoxhallari, ndërsa autori i dyshuar është Darment Keli 25 vjeç i cili u arrestua në vendin e ngjarjes.

Nga të dhënat e para mësohet se Hoxhallari ka ngacmuar të dashurën e 25 vjeçarit.  34 vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës por në orën 20:00 u mësua se ai kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda. Sipas policisë i riu është goditur 4 herë me thikë, dy në gjoks dhe 2 në këmbë. 

Sipas dëshmitarëve mësohet se viktima dhe autori kanë qenë me Range Rover dhe motor. Dëshmitarët thonë se autori Darment Keli e ka parë kur 34 vjeçari i ka ngacmuar partneren. Sipas dëshmitarëve të bizneseve pranë vendin të ngjarjes nuk ka pasur konflikt fizik dhe as debat me tone të larta vetëm papritur kanë parë 34-vjeçarin të mbuluar me gjak.

"Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi D. K., për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. H., 34 vjeç. Ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital" informoi policia e Tiranës

Amarildo Hoxhallari nuk është emër i panjohur për policinë. Në 2015 ai u arrestua së bashku me kushëririn e tij Aurel Hoxhallari pasi u akuzua se ishte porositësi dhe financuesi i atentatit të ndodhur më 5 janar 2015 në rrugën e Kavajës, në Tiranë ku mbeti i plagosur Pajtim Serjani, miku i Emiljano Shullazit dhe një polic. 1 km larg vendit të ngjarjes u gjet i vdekur atentatori Artur Baze, që sipas policisë ishte paguar nga kushërinjtë Hoxhallari. Ndërkohë në 2018 Aurel Hoxhallari  pagoi shetasin grek Efthymiou Efthymious për të vrarë Devi Kasmin. Sot Aurel Hoxhallari është në burg përjetë dhe GJKKO i ka konfiskuar pasurinë.

Ora 20:38
U vra në Tiranë, Amarildo Hoxhallari në 2015 u arrestua si porositësi i atentatit ndaj Pajtim Serjanit! Në atë kohë mbeti i plagosur miku i Emiljano Shullazit dhe një polic

1724523783_vrasjenetirane.jpg

Foto: Ne 'Astir' ku Amarildo Hoxhallari u godit me thikë

Shqiptarja.com mëson detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur sot pasdite në zonën e “Astirit” në Tiranë. Mësohet se Amarildo Hoxhallari rezulton që në janar 2015 të jetë arrestuar si porositës i atentatit ndaj Pajtim Serjanit, i njohur dhe si miku i Shullazit. Në atentatin e 5 janarit 2015 në Rrugën e Kavajës mbeti i plagosur Serjani dhe efektivi i GOS Roland Meta I cili ndodhej i ulur në tavolinë me të. Ndërkohë 1 km më larg vendit të krimit u gjet  vrarë Artur Baze i cili sipas policisë atëherë ishte paguar nga dy kushërijntë Aurel dhe Amarildo Hoxhallari për të ekzekutuar Pajtim Serjanin.

Atëherë policia arrestoi kushërinjtë Aurel dhe Amarildo Hoxhallarin si të dyshuar se ishin porositësit dhe financuesit për të ekzekutuar Pajtim Serjanin, mik i Emiljano Shullazit. Ndërkohë në korrik 2024 GJKKO vendosi konfiskimin e pasurisë së Aurel Hoxhallarit i cili u dënua me burg përjetë për vrasjen e Devi Kasmit më 29 janar të 2018 të Tiranë.  

Ja Çfarë shkroi shqiptarja.com për atentatin e 5 janarit 2015

Shkrimi origjinal mban daten 11 janar 2015 
Mbrëmjen e 5 janarit Tirana u përfshi në dy ngjarje të njëpasnjëshme, që të dyja atentate, por njëra në rrugën e Kavajës dhe tjetra në Qafë-Kashar. Në të dy atentatet u sulmuan miqtë e Emiljano Shullazit dhe vetë ky i fundit, ndonëse zyrtarisht Policia e Tiranës, rrëzoi lidhjen mes dy ngjarjeve të rënda. Në rrugën e Kavajës, në një lokal, u qëllua tavolina në të cilën qëndronin katër miq të Shullazit. Një person i maskuar hyn i armatosur dhe shkrehu armën mbi Pajtim Serjanin. Në tavolinë me të gjendej edhe efektivi i GOS Roland Meta, i cili pasi e ka lajmëruar atentatorin: “Ndal policia”, ky i fundit ka qëlluar mbi të dy herë. Atëherë Meta është kundërpërgjigjur duke e goditur me armën e punës.

Atentatori u gjet i vdekur rreth 1 kilometër larg vendit të krimit, ndërsa policia pasi e identifikoi viktimën, bëri me dije se dyshohet për vrasës me pagesë. Hetimet, verifikimet, lidhjet dhe një sërë provash, që policia pretendon se ka siguruar në harkun kohor të pesë ditëve, kanë nxjerrë në pah, emrat e dy kushërinjve, të cilët dyshohet se organizuan edhe sulmin me armë mbi miqtë e Shullazit. Policia e Tiranës, po edhe ajo e Shtetit, janë shumë të kujdesshme në dhënien e detajeve, pasi gjithçka pritet t’i kalojë për kompetencë prokurorisë.
 
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se atentatori-viktimë i shkëmbimit të zjarrit në rrugën e Kavajës, Artur Baze, ka qenë i paguar nga dy kushërijntë Aurel dhe Amarildo Hoxhallari për të ekzekutuar Pajtim Serjanin. Policia nuk bën me dije se cili ka qenë motivi që i ka shtyrë dy djemtë për të paguar për vrasjen e mikut të Shullazit, ndërsa mësohet se emrat e dy Hoxhallarëve kanë dalë gjatë verifikimit të disa provave të sekuestruara në vendin e ngjarjes. Policia, ndonëse ka bërë të mundur arrestimin e tyre tashmë, duke i vënë edhe nën akuzë, ende nuk është mësuar asnjë e dhënë mbi autorët e atentatit ndaj Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit, atentat që u krye thuajse në të njëjtën kohë më ngjarjen e rrugës së Kavajës.

Ora 20:28
VIDEO/ 'Shapka në mes të rrugës dhe qytetarë të shokuar' Pamjet e para nga 'Astiri' aty ku u vra Amarildo Hoxhallari

Një shapkë në mes të rrugës dhe njerëz të tronditur nga një krim që ndodh në mes të rrugës. Këto janë pamjet e para që vijnë nga zona e “Astirit’ në Tiranë ku dhe mbeti i vrarë Amarildo Hoxhallari. 

Report Tv dhe shqiptarja.com sjell pamjet ku policia ka rrethuar zonën dhe po punon për të mbledhur provat. Ndërkohë policia ka vënë në dispozicion dhe pamjet e arrestimit të autorit të dyshuar Darmend Keli, 25 vjeç.

Ndërkohë shqiptarja.com mëson se Amarildo Hoxhallari u arrestua në 2015 si organizatori i atentatit ndaj Pajtim Serjanit, mikut të Shullazit.

Ora 20:03
Vrasja tek 'Astiri', 34 vjeçari u godit 4 herë me thikë! 2 herë në gjoks dhe 2 herë në këmbë

 

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se 34 vjeçari,Amaraldo Hoxhallari kishte shkuar në spitalin e Traumës në gjëndje të rëndë.

Ai ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda. Mësohet se ai është goditur 4 herë me thikë, dy herë në gjoks dhe 2 herë në këmbë.

Ndërkohë polici ka vënë në dispozicion dhe video të momentit të arrestimit të autorit, 25 vjeçarit Darmian Keli

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dori: 25/08/2024 14:35

    Ilumte dora them dhe une,,,nje hale ne pak...

    Përgjigju
  • Shqiptar: 25/08/2024 10:49

    I LUMTE DORA !!!!

    Përgjigju
  • Shqiptari: 25/08/2024 10:48

    I lumte dora. Keshtu duhet te perfundojne, ne arkiviol, te gjithe keta te forte qelbesira qe ngacmojne grate e te tjereve. Jo per gje, por meqe jane te forte dhe i japin vetes te drejten (me vete-gjyqesi) te tentojne te marrin femren e tjetrit, le ta shohin se si qenka kjo pune dhe te vdesin si mace e qen rrugesh nga thika e drejtesise personale qe drejtesia zyrtare e ndyre e ketij vendi nuk e ben !!! I lumte dora !!!

    Përgjigju
  • edi rama: 25/08/2024 03:55

    ME JETE LAJM JU UROJ NJE FUNDJAVE TE MBARE,,S'KA ASGJE KETU PER TU CUDITUR,,,,,SHQIPTARI E KA VDEKJEN SI ME LE....

    Përgjigju
  • Jaho: 25/08/2024 03:19

    Nje krminel me pak!

    Përgjigju
  • XXX: 24/08/2024 22:20

    Hajde ordiner hajde, bobi me lek porosit e paguan vrasje, si barbon rrugesh ngacmon femra e zihet me grushta e thika, o lyrash muti çtu bë mirë.

    Përgjigju
  • E. R.: 24/08/2024 21:54

    Dhe me kete lajm ju uroj nje fundjave te kendshme

    Përgjigju
  • Bobi: 24/08/2024 21:45

    Kusheriri aurelit ky qe ka vdek, tani prisni stuhi ne tiron...

    Përgjigju
    • Biba: 25/08/2024 02:30

      Kiri kiki kiiiiiiiii

    • O bobi: 24/08/2024 22:29

      Kush esht aureli? Kaq I rrezikshëm qenka ne tiron?

  • Kanuni: 24/08/2024 21:29

    Amarildo u vra, Damiani shkon ne burg. Vellai Amarildos ne burg perjete do I pergatisi nje gosti Damianit se osht mo I vjeter mrena. Ajo zogu Damianit do shkoje duke I qa nja 2 her gjate proçesit pastaj do I thot ste pres dot se jane shume vite. Damiani nqs ja del shnosh do jete nja 40 vjec dhe do filloje ne 2040 te mendoje se cfare ka bo kur ishte 25 vjec mgjt e sigurte sdo dali me I mire nqs del.

    Përgjigju
    • Or tej: 25/08/2024 07:12

      Na doli edhe Nostradamusi i bjeshkeve te nemura or teeeejjjjj

    • Fshati: 25/08/2024 02:31

      A ishte noi fare Xogu Ajo e Dashura qe te kujdesemi ne Shoqnia

  • Kronometri: 24/08/2024 21:10

    Shume gabim! Me kete ritem Brenda nje dekade shkojme ne gati nje miljon banore , cbeni ore popull shijoni jeten more !

    Përgjigju
  • Kastriot: 24/08/2024 21:01

    O shqiptaret mos ngacmoni dashurat e tjerve se kshtu do jet fundi ose plum ose thike or tejjj

    Përgjigju
  • Askushi: 24/08/2024 20:19

    Ku po shkon kjo bote. Njeri vdes tjetri mer 35 vjet burg. Kur te dali sdo ket me kuptim jeta. Kurse mikja hip e zbrit sipas shijeve te kohes. Thirri mendjes o rini. Se po u marin zarbat jeten

    Përgjigju
  • Shqipëria: 24/08/2024 20:05

    Mesjetë

    Përgjigju
  • Bim: 24/08/2024 20:01

    Pellazget zgjidhin problemet e tyre ne menyr pellazge. Autori do te marre minimum 20 vjet, ndoshta familjaret do te fshehen per nje periudhe te gjate dhe kush e di se ça fitoi

    Përgjigju
    • Toma: 24/08/2024 20:59

      Po mir Mo dil ti me motren ,gruan APO te dashuren ta gacmoj dikush cfar do besh ?

  • Njoni: 24/08/2024 19:58

    Ja iku dhe nje budall tjeter per lesh. Pse mi non gacmoni kot me kot. Se pastaj o hani thike. O plumin o hunin. Rrini te nona ne hall te juj.

    Përgjigju
    • Askushi: 24/08/2024 20:32

      Nuk e di kush është budalla në këtë mes, ai që vdiq o ai që e vrau. Po besoj se është vrasësi, hajt se do i shkojë dashnorja në burg mbasi të ketë kaluar natën me ndonjë tjetër. Ngushëllime familjes së ndjerit. Shpresoj të mos ndodh dhe ty o komentues i zgjuar, se larg qoftë të ndodhi të ngacmojnë dashnoren. A do të vijë të vizitojë në burg të sjelli cigaret?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?