Bledar Beluli

Kronikë

Tiranë/ Po pastronte me armën e zjarrit, vetëplagoset ish-efektivi i RENEA-s (EMRI)

23 Janar 2024, 22:18| Përditesimi: 23 Janar 2024, 22:49

  • Share

Një ish-efektiv i Forcave të repartit elitë RENEA, është vetëplagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në afërsi të Casa Italias në Tiranë, bëjnë me dije burime për Report Tv.

Ish-efektivi, Bledar Beluli, i cili sipas policisë e kishte armën me leje, është vetëplagosur, teksa po pastronte armën në makinë.

37-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

'Më datë 23.01.2024, rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri (të cilën e mbante me leje), shtetasi B. B., 37 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

Ish-efektivi i RENEA-s edhe vite më parë ka pasur një incident të rëndë. 37-vjeçari në vitin 2019 është rrëzuar nga një greminë pranë Thethit teksa po bënte Alpinizëm. Ish-efektivi pësoi dëmtime të mëdha në të gjithë pjesët e trupit, ndërsa u nxor nga gremina pas disa orësh nga kolegët e tij.

Ora 22:42
EMRI/ Kush është ish-efektivi i RENEA-s që u vetëplagos në Tiranë, në 2019 u rrëzua nga një greminë në Theth

1706046433_1575907538beluli11.jpg

Bledar Beluli, ish-efektiv i RENEA-s është vetëplagosur teksa po pastronte armën e zjarrit. Ish-efektivi i RENEA-s edhe vite më parë ka pasur një incident të rëndë. 37-vjeçari në vitin 2019 është rrëzuar nga një greminë pranë Thethit teksa po bënte Alpinizëm. Ish-efektivi pësoi dëmtime të mëdha në të gjithë pjesët e trupit, ndërsa u nxor nga gremina pas disa orësh nga kolegët e tij.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?