Kronikë

Tiranë/ Po fshihej në Zimbabve, Interpoli sjell nën pranga administratorin e Inceneratorit të Fierit! Loran Dusha i kërkuar nga GJKKO për 2 akuza (VIDEO)

14 Qershor, 15:13| Përditesimi: 14 Qershor, 16:28

  • Share

Tiranë- Zimbabve sjell nën pranga në Rinas të kërkuarin e dosjes së inceneratorit të Fierit.

Interpol Tirana dhe Policia e Shtetit konfirmuan sot (14 qershor) ekstradimin nga Harare të Loran Dusha, 42 vjeç, administratorit të inceneratorit të Fierit, që kërkohej me urdhër të Gjykatës së Posaçme prej vitit 2022 me masën “arrest me burg” për korrupsion aktiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale.

Operacioni është koduar “The Wanted”. Loren Duzha figuron edhe si administrator i “Integrated Technology Waste Treatment Fier”.

“Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Harare, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe ekstradimi nga Zimbabve, shtet në Afrikën Jugore, i shtetasit shqiptar L. D., 42 vjeç, lindur në Lushnjë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, bëri me dije policia.

Duzha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në vitin 2022, i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, të kryera në bashkëpunim.

“Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi L. D., në cilësinë e administratorit të një kompanie private, ka përfituar fonde publike në mënyrë të paligjshme, përmes faturave dhe pagesave fiktive, për punë dhe shërbime të pakryera. Pas mbërritjes në Shqipëri, 42-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”, sqaroi policia për këtë operacion që është mbajtur sekret.

Në fund institucioni siguron se “është maksimalisht i angazhuar në bashkëpunimin ndërkombëtar për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve shqiptarë që fshihen jashtë vendit, me qëllim shmangien nga drejtësia”.

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dhënë vendimin për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 13 të pandehurit e tjerë, të cilët akuzohen për aferën e inceneratorit të Fierit, duke i dënuar në atë dosje, mes tyre edhe Dusha, të cilit iu dhanë 7 vite burg, por me gjykim të shkurtuar u konvertua në 4 vite e 8 muaj.

Gjyqi ndaj tij u bë në mungesë, teksa Apeli i GJKKO më pas e riktheu çështjen për rigjykim dhe ende është në proces.

Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën dhjetor 2022. Sipas akuzave të SPAK për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. GJKKO e shkallës së parë kishte dhënë vendimin më , me 12 fajësi dhe 3 pafajësi.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • FSHATARI: 14/06/2025 17:12

    Po shumë mirë.ATË ARBENIN ISHZV.KRYEMINISTËR NUK E GJENI DOTË???.MË FALNI ËSHTË MË LARG SE KY I ZIMBABES.

    Përgjigju
  • Kurioz: 14/06/2025 16:53

    Po arben fuck…ng ahmetajn kur do e kapin si kete? Edhe ndaj tij Interpoli ka leshuar Red Notice. Pse nuk eshte nen akuze nga SPAK (ose ne burg) akoma shefi i intepolit shqiptar per mosveprim?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?