Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Po grabiste një banesë në Farkë, 49-vjeçari kapet në flagrancë! Katër ditë më parë plaçkiti bizhuteritë në një tjetër shtëpi

23 Korrik, 15:35| Përditesimi: 23 Korrik, 15:37

  • Share

Tiranë- Kapet teksa grabiste brenda një banese në Farkë 49-vjeçari i dyshuar. Policia e Tiranës konfirmoi sot (23 korrik) aksionin e koduar “Zona”, ndërsa zbuloi se i ndaluari katër ditë më herët kishte kryer një tjetër bastisje banese në të njëjtën zonë.

“Pas njoftimit se në një banesë në Farkë, një shtetas kishte hyrë për të vjedhur, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të kryera në kuadër të operacionit “Zona”, u kap në flagrancë autori, shtetasi L. D.(H.)., 49 vjeç, banues në Tiranë”, bëri me dije policia e kryeqytetit.

Por nga hetimet e thelluara rezultoi se ai kishte vjedhur sende me vlerë, edhe në një tjetër banesë në Farkë, ngjarje e ndodhur më datë 19 korrik.

Po vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer i dyshuari, kurse dosja i kaloi Prokurorisë së Tiranës.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?