TIRANË- Një 50-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi është kapur duke hedhur mbetje inerte në shtratin e lumit Erzen. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stërmas, ku 50-vjeçari me një kamionçinë u kap teksa shkarkonte në shtratin e lumit Erzen mbetje inerte. Ndërkohë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale kamionçinën.
“Ky shtetas është kapur në flagrancë duke hedhur në shtratin e lumit Erzen, në fshatin Stërmas, mbetje inerte që i kishte transportuar me një mjet kamionçinë, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
Për rastin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili shkruan se do të marrë fund hedhja e inerteve në brigjet e lumenjve apo në vende të tjera të palejuara.
“Policia e Shtetit dhe IKMT po rrisin çdo ditë vigjilencën dhe do të çojnë para ligjit këdo që kryen krime mjedisore. Historia e hedhjes së mbetjeve/inerteve në brigjet e lumenjve apo në vende të tjera të palejuara do të marrë fund! Përgëzoj Policinë e Shtetit Tiranë për goditjen e një krimi të rëndë mjedisor në lumin Erzen”, shkruan Balla.
Ndaj 50-vjeçarit Y. B., rëndon akuza për veprën penale "Menaxhimi i mbetjeve".
Ktu ne hyrje te rruges se arberit kamjonet me dhe e inerte i hedh diten per diell,boj ca te dua,spys as per shtet e polici,banoret i kam shkel me kom,pronaret i kam shkep ndajak,jam KULLA GROUP.
Përgjigju