Ministria e Jashtme

Kronikë

Tiranë/ Po kalonte te vizat e bardha, makina përplas punonjësin e Ministrisë së Jashtme, Hasani: Kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën

16 Prill, 12:07| Përditesimi: 16 Prill, 15:59

  • Share

TIRANË -  Një punonjës i Ministrisë së Jashtme është përplasur këtë të mërkurë nga një automjet teksa kalonte vizat e bardha. Ngjarja ka ndodhur pranë Ministrisë së Jashtme.

Pas përplasjes ai është dërguar tek Spitali i Traumës për mjekim dhe sipas ministrit Igli Hasani, ai ndodhet jashtrë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve. 

Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit për zhardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ora 15:48
Tiranë/ Aksidentimi i punonjësit të ministrisë së Jashtme, Hasani: Është jashtë rrezikut për jetën, faleminderit Urgjencës Kombëtare, Traumës e policisë për profesionalizmin

1744811432_iglihasani.jpg

Igli Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar lidhur me plagosjen e një punonjësi të ministrisë së Jashtme ditën e sotme në Tiranë, pasi u përplas nga një makinë teksa kalonte vizat e bardha.

Hasani falenderon Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në reagimin ndaj aksidentit dhe njofton se punonjësi i ministrisë së Jashtme është jashtë rrezikut për jetën.

"Shpreh mirënjohjen time për Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në reagimin ndaj aksidentit të ndodhur pak orë më parë, ku një koleg i yni u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ndërkohë që autoritetet përkatëse po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, dëshiroj të informoj se kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël dhe nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës”,- shkruan Hasani.

Xh.K/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?