Tiranë-Policia ka vendosur në pranga 39 vjeçarin Përparim Bilja, banues në Kamëz, pas disa manovrave të rrezikshme në rrugën “Halit Haxhija”. Sipas policisë Bilja ka përplasur 5 këmbësorë të cilët janë dërguar në spital. Sipas njoftimit të policisë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
“Dje, në rrugën ‘Halit Haxhija’, shtetasi P.B., duke drejtuar automjetin tip ‘Audi’, ka kryer manovra të rrezikshme. Për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përplasur 5 këmbësorë, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.”-thuhet në njoftimin e policisë.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit braktisi makinën në vendin e ngjarjes dhe u largua.
“Automjeti tip ‘Audi’ është bllokuar dhe shtetasit 39-vjeçar i është vendosur masa shtesë e heqjes së lejes së drejtimit.”
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Komente

Ça ti bosh malok hesapi...
Përgjigju