Kronikë

Tiranë/ Po trafikonte mbi 8 kg hashash me makinë, ‘Transportuesi’ prangos 54-vjeçarin pas ndjekjes në Laprakë! Në banesë i gjendet edhe një çifte pa leje

30 Mars, 11:40| Përditesimi: 30 Mars, 12:13

  • Share

Tiranë- Po trafikonte mbi 8 kg kanabis në automjetin e tij, vihet në pranga i dyshuari 56-vjeçar.

Bashkë me drogën sekuestrohet edhe një armë gjahu pa leje.

Aksioni i koduar “Transportuesi” u krye nga agjentët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për aktivitetin e T.Ç., banues në Tiranë.

“Shërbimet e Policisë, pas marrjes së informacionit se një shtetas po transportonte një sasi kanabisi të cilën e posedonte me qëllim shitjen, janë vënë në ndjekje të tij dhe në rrugën “Pandi Dardha”, Laprakë, kanë ndaluar, automjetin tip “Audi A3” me drejtues 56-vjeçarin”, njoftoi policia.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi A3”, u gjetën të fshehura në bagazh, 8 kg e 45 gramë kanabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua një armë gjahu pa leje. Dosja për hetimet e mëtejshme i kaloi prokurorisë vendore.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?