Kronikë

Tiranë/ Po vidhnin në një pallat, policia arreston në flagrancë dy 'skifterët' (VIDEO)

3 Maj, 13:00| Përditesimi: 3 Maj, 13:12

  • Share

Policia e Tiranës arrestoi 2 persona banues në Tiranë, të cilat u zbuluan nga kamerat e sigurisë teksa kryenin vjedhje në një kompleks banimi në rrugën “Fejzi Himzo”.

Dy burrat 51 dhe 39 vjeç, të dy banues në Tiranë u kapën në flagrancë duke vjedhur ndërsa policia i dokumentoi të paktën 2 vjedhje të tjera në subjekte të ndryshme gjatë muajve prill dhe mars.  Ata vidhnin  para, dhe pajisje të ndryshme elektro-shtëpiake, vegla pune dhe pije alkoolike.

Blutë e kryeqytetit arritën të sekuestrojnë disa nga sendet e vjedhura

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit P. M., 51 vjeç dhe E. Ç., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë duke vjedhur në një kompleks në rrugën “Fejzi Himzo”.

Gjithashtu, si rezultat i veprimeve hetimore, u zbardhën dhe u dokumentuan 2 vjedhje të tjera të kryera nga këta shtetas, në subjekte të ndryshme, ku janë marrë vlera monetare, paisje të ndryshme elektroshtepiake/vegla pune/pije alkoolike.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?