Foto ilustruese

Tiranë/ Polici i Vlorës nuk i bindet urdhrit për kontroll, dhunon bashkë me dy miqtë efektivin e Shqiponjave! AMP nis hetimet

24 Shtator 2023, 14:43| Përditesimi: 24 Shtator 2023, 20:03

  • Share

Një efektiv i forcave "Shqiponja" është dhunuar në zonën e Laprakës në Tiranë këtë të diel. Mësohet se patrulla e policisë ka ndaluar një mjet për kontroll dhe identifikim, në brendësi të së cilit kanë qenë 3 persona. Drejtuesi i tij, por edhe 2 pasagjerët nuk i janë bindur urdhrit dhe kanë nisur të debatojnë fillimisht me fjalë duke kundërshtuar.

Mësohet se mes tyre ka pasur edhe përleshje fizike. Sipas burimeve, drejtuesi i mjetit që është ndaluar rezulton të jetë punonjës policie në Vlorë, edhe ai i "Shqiponjave". Për shkak të situatës së krijuar dhe kundërshtimit që u ka bërë kolegëve të Tiranës, bashkë me 2 miqtë vlonjatë që e shoqëronin, në ndihmë kanë shkuar edhe 7 patrulla policie, të cilat kanë neutralizuar situatën.

Efektivi nga Vlora është shoqëruar në Komisariatin nr. 3, i është sekuestruar arma e shërbimit që e kishte me vete në makinë dhe një thikë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. AMP ka nisur hetimet për ngjarjen.

'Më datë 24.09.2023, në rrugën "Lord Bajron", në Laprakë, rreth orës 12:30, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", kanë konstatuar dy shtetas duke debatuar me njëri-tjetrin, dhe njëri prej të cilëve mbante një çantë, në dukje me një send në formën e armës së zjarrit. Shërbimet e Policisë janë afruar dhe kanë kërkuar nga dy shtetasit që të identifikoheshin, por dy personat kanë refuzuar të përgjigjen, dhe kanë kundërshtuar me fjalë dhe fizikisht punonjësit e Policisë.

Ndodhur në këto rrethana, shërbimet e Policisë kanë kërkuar mbështetje dhe më pas është bërë shoqërimi i tyre në komisariat. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasit quhen L. M., dhe R. M., (shtetasi R. M. është punonjës Policie në DVP Vlorë). Për ndjekjen e mëtejshme të këtij rasti është duke kryer veprime AMP.'- njofton policia.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 25/09/2023 09:29

    Miqesin e policave dhe dashurin e kurvave mos e pranoni kurr o popull kurr..xhaja nga vlora po ju le amanet.

    Përgjigju
  • top chhannel: 24/09/2023 20:54

    ka patur droge brenda,,prandaj nuk ka praanuar te kontrollohet,dihet qe makinat e policise dhe reneas bejne trafikun e droges ne shqiperi..

    Përgjigju
  • Genti: 24/09/2023 18:17

    Policia ne ditët e saj me te mira, bravo per drejtuesit çdo dite tu i rraf dhe tu i plagosur policet. Merrni shembull nga koleget tuaj ne Kosove qe po luftojnë kundër terrorizmit ju merreni me spacator

    Përgjigju
  • Beni: 24/09/2023 16:32

    Shqiponjat jane hajdute dhe trafikant spacator droge te veshur me kemisha dhe xhaketa policie, te cilet kane hyre ne pune thjeshte Te legalizojne punen e tyre dhe te vazhdojne trafikun si te pa prekshem, Shqiponja qe bejne si gangster qe ngrene motorat me gome te pare Per ti rene ne sy vajzave... Kjo vlen per 70 % te policise , krim ekonomik, operacionale, shqiponja, Antidroge, renea, resi, brisku, policia kriminale dhe e rendit.. Vetem interpoli dhe anti terrori eshte dicka pak me ndryshe Por dhe atje ka te korruptuar dhe ish kasketa te vjetra ne shik Dhe e kunderta ne trafiqe .. Policia ne shqiperi eshte me e kalbura ne cdo instutucion.

    Përgjigju
  • Arjan: 24/09/2023 16:02

    Genjejne ata jane qene ne oborr te shpis me grate e femijet. Kur kane ardh shqiponjat dhe ne shpin e tyre I kerkonin mjet identifikimi. Eshte deshmitare gjithe lagja qe kane qene ne oborr dhe jo me makine.

    Përgjigju
    • Per Denisin: 25/09/2023 21:29

      Ti duhet te jesh njeri Nga ata se ska mundes. Vetem xhepistat e legenat i kane mbrojt. Apo ti do je Nga ata te tjeret qe i fut ne shpi

    • Denis: 24/09/2023 18:27

      Ku e ke pa ti qe ishte me grat e femijet apo ti e pe kur dolen te gjith njerzit mir ua ka ber ketyre dy vllezrve se te dy plera jan drogaxhi e mashtrusa

  • Skfiteri: 24/09/2023 15:57

    Shqiponja e ashtrquajtur repart special ne varesi te D.V.P nuk eshte asgje me shume se sa nje patrulle e thjeshte me jo me 2 si patrulla, por me 5 persona. Krijimi i tyre do te vertetohet me kohen qe ka qene nje flluske sapuni.

    Përgjigju
    • Harabeli: 24/09/2023 22:39

      Nuk do ishte flluske sapuni nese do rekrutoheshin njerez me integritet dhe jo te droguar si ai qe vrau te ndjerin Rasha ose si ai qe iku me vrap kur i plagosen shokun para disa ditesh. Keta police duhet te kalojne testin e droges, testin e integritetit dhe testin profesional. Ne rast te kundert do kthehen ne nje problematike shume te madhe per vete policine e shtetit. Rastet e degradimit te kesaj strukture po shtohen cdo dite dhe do vazhdojne te krijojne skandale me te medha nese nuk nderhyet per ri strukturimin dhe largimin e horrava nga ky repart. Kupa eshte mbushur dhe po derdhet.

  • Vili: 24/09/2023 15:31

    KTO JANE PASOJAT E SIMIR TAHIRIT QE SLA DROGAXHI E HAJDUT PA FUT NE POLICI.... SI AI MARATOROMAKU DHE KY GJUJTESI NA VLORA...

    Përgjigju
    • Lenci: 24/09/2023 17:34

      Po kushurinjt Habilajt grup i strukturuar kriminal , qe leviznin me makinen e minstrit kush ja futi sajes ne tregtin e hashashit Barak Obama....???

    • Lumi: 24/09/2023 16:04

      Sajes i vin anes se i vuri ne rresht gjithe shoferat e albanistanit.

    • Mohammad: 24/09/2023 15:57

      Ska lidhje fare. Nese beson se hashashi u mboll dhe lejua nga sajmir tahiri, thjeshte te them zbrit se je ne planetin Mars. Ai qe viktime e treshes Rama Juri kim e Meta.

  • Skifteri: 24/09/2023 15:24

    Reparti Shqiponja cdo dite e me shume na jep shembuj te rrugacerise, paaftesise dhe mungeses te integritetit. Mban njeri pergjegjesi per rekrutimin dhe instruktazhin e ketyre horrave me uniforme te kuqe? Do ndryshoje ndonje gje ne kete repart apo duhet te presim skandalin e rradhes?

    Përgjigju
  • Kksls: 24/09/2023 15:13

    Shqiponjat janë bandë kriminale

    Përgjigju
  • Menjeher reformim: 24/09/2023 15:05

    Keto jan policet gango qe po i vin hakut njerzve te thjeshte .jan ber me keq se banditet. Shiko ca i ben kolegut te tij inagjino nje qytetari te thjesht hallexhi

    Përgjigju
    • Lala: 24/09/2023 15:15

      E sigurt shqiponjat I kan folir keq sic e kan zakon.dhe efwktivi vlores I esht kunderperghigj keq normalisht.se kan porch u duket vetja trima.sa keq QE ska kercit Arma te degjonim gallat

    • Lenci: 24/09/2023 15:14

      BANDAT E TAOS

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?