Foto ilustruese

Tiranë/ Polici qëllon veten me armën e shërbimit në shtëpi, ndodhet në gjendje të rëndë në spital! Ishte në borxhe dhe i divorcuar

14 Dhjetor 2023, 15:37| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 18:45

  • Share

Një efektiv i Policisë së Shtetit, ka qëlluar veten me armën e shërbimit në banesën e tij në Tiranë. Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se efektivi 50 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.

Efektivi mësohet se ishtenë vështirësi ekonomike për shkak të disa borxheve që kishte dhe kjo dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që e ka shtyrë të ndërmarrë aktin ekstrem.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Babë Rexha ku polici jetonte i vetëm pasi ishte i divorcuar.

"Më datë 14.12.2023, në rrugën "Babë Rexha", shtetasi F. K., 50 vjeç, (punonjës Policie), në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit", njofton policia. 

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kanani: 14/12/2023 17:14

    Duhet psikolog sic e kane te gjith vendet e BE dhe ne Amerike. Pasi punonjesit e policise jane njerez me halle dhe strese po gjithashtu kane jeten e qytetarve. Duhet te merren masabte.menjehershme po kush ti mari grupi çiftelia.???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?