Programacion

E Diel
23
Janar
E Hënë
24
Janar
E Martë
25
Janar
E Mërkurë
26
Janar
E Enjte
27
Janar
E Premte
28
Janar
E Shtunë
29
Janar
E Diel
30
Janar
E Hënë
31
Janar
E Martë
1
Shkurt

Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Policia i vihet në ndjekje makinës me targa të vjedhura! Dy persona braktisin mjetin në Fushë-Krujë dhe largohen në drejtim të paditur

14 Janar, 11:10| Përditesimi: 14 Janar, 11:18

TIRANË - Një automjet tip “Benz”, i cili po lëvizte me targa të denoncuara më parë të vjedhura është konstatuar nga një patrullë policie në zonën e Qafës së Kasharit në Tiranë.

Menjëherë patrulla është vënë në ndjekje të saj. Makina ka lëvizur në drejtim të Fushë-Krujës, vend ku edhe është braktisur nga dy personat që udhëtonin me të.

Ata lëvizën me shpejtësi të madhe sapo kuptuan se po ndiqeshin nga blutë e Tiranës. Personat e paidentifikuar janë larguar menjëherë nga vendi ku braktisën mjetin në drejtim të paditur.

Mjeti “Benz” është sekuestruar nga Policia dhe pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve për gjetjen e personave që udhëtonin.

Targat janë denoncuar të vjedhura pak kohë më parë. Policia ka dyshime se mund të kenë pasur qëllim përdorimin e tyre në ndonjë ngjarje kriminale.

M.Ç/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Grupimi Berishës koalicion me LSI për zgjedhjet e 6 marsit. Mendoni se ky vendim do u sjellë: