Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 3954 gjoba gjatë 72 orëve të fundit si rezultat i kontrolleve.
Kështu, 3900 gjoba janë vendosur për parkim të gabuar, kurse 54 të tjera për tejkalim shpejtësie.
Gjithashtu, 11 shoferë janë arrestuar ose proceduar penalisht pasi u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ose pa leje.
Policia Rrugore u ka bërë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mos drejtojnë makinën nën efektin e alkoolit.
Njoftimi i Policisë Rrugore Tiranë:
Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë
Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës vijojnë të kryejnë kontrolle intensive në akset kryesore të kryeqytetit, me fokus parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Gjatë 72 orëve të fundit:
?11 drejtues automjetesh janë arrestuar/proceduar penalisht, pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur ose pa leje;
?14 automjete janë bllokuar;
?11 leje qarkullimi janë tërhequr për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor;
?3900 masa administrative për parkim të gabuar;
? 54 masa administrative janë vënë ndaj automjeteve të konstatuara nga makinat inteligjente shpejtësi-matëse, në tejkalim të normave.
Policia Rrugore thekson sërish se drejtimi i automjetit, në efektin e alkoolit dhe/ose pa leje drejtimi, si dhe shkeljet e tjera të rënda të rregullave të qarkullimit, përbëjnë rrezik serioz për jetën e drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve të tjerë. Autorët e tyre do të ndëshkohen me masa të menjëhershme dhe të rrepta, sipas parashikimeve ligjore.
Kontrollet vijojnë pa ndërprerje, në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë rrugore.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit, duke telefonuar në 112. Policia garanton anonimat dhe reagim të menjëhershëm.
Komente

GOOD
PërgjigjuPo edhe mua makina parkuar ne pogradec gjoba me adres tirane
Përgjigju