Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Posedim dhe shitje kokaine, 5 të arrestuar në pak orë në kryeqytet

17 Shkurt, 15:15| Përditesimi: 17 Shkurt, 15:17

  • Share

Tiranë- Pesë persona janë arrestuar brenda pak orëve në kryeqytet, pasi akuzohen për mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike.

Burime zyrtare të Policisë së Tiranës bënë sot (17 Shkurt) me dije se arrestuan në flagrancë

B. Xh., 44 vjeç dhe A. N., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.  

Kurse E. Xh., 31 vjeç, u kap nga Komisariati Nr. 4 po me kokainë. Edhe Komisariati nr. 2 dhe nr. 6 në Kombinat njoftuan arrestimet respektivisht të të dyshuarve A. K., 22 vjeç, e N. Sh., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, u gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?