Tiranë/ Posedonte kokainë, në pranga 35 vjeçari (EMRI+VIDEO)

18 Korrik, 10:05| Përditesimi: 18 Korrik, 11:02

  • Share

Tiranë-Antidroga e Tiranës prej disa kohësh kishte në ndjekje Adrian Ramushin, i cili rezulton i dënuar edhe më herët për shpërndarje droge. Ramushi është kapur sapo ka mbërritur afër terminalit të autobusëve me një makinë "Smart" me xhama të zinj.

Hetuesit dyshojnë se 35-vjeçari do e transportonte drogën me linjë autobusi në zonën e jugut në bregdet.

Gjatë kontrollit fizik uniformat blu i gjetën autorit, rreth 320 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një automjet dhe një celular.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë pjesë e trafikut të lëndëve narkotikëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?