Kronikë

Tiranë/ Prezantohej si punonjës i forcave speciale të Policisë, arrestohet 43-vjeçari! Në pranga edhe një tjetër

4 Tetor, 13:11| Përditesimi: 4 Tetor, 13:34

  • Share

Tiranë - Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Njëri prej tyre 43-vjeç ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 5 vjet burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve.

43-vjeçari është arrestuar edhe para dy vitesh pasi lëvizte me armë me vete dhe prezantohej me dokument të falsifikuar, si punonjës i forcave speciale të Policisë. 

Nga dënimi i dhënë atij i ka mbetur për të bërë edhe 1 vit, 8 muaj e 15 ditë burg.

"Si rezultat i veprimeve të mirorganizuara policore, të kryera menjëherë pas marrjes së indicieve në rrugë informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionin “Skajet”, gjatë të cilit:

-u kap shtetasi K. Gj, 43 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Ky shtetas është arrestuar nga Policia e Tiranës, në vitin 2023, në kuadër të operacioni “Speciali”, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, si dhe prezantohej me dokument të falsifikuar, si punonjës i forcave speciale të Policisë. Nga dënimi, 43-vjeçarit i duhet të vuajë 1 vit, 8 muaj e 15 ditë burgim", njoftoi sot policia.

Ndërkohë 42-vjeçari me incialet A. Q. u arrestua pasi goditi me grusht drejtuesin e taksisë me të cilën lëvizte, të cilin gjithashtu e kishte mashtruar se do t’i sillte pagesën për udhëtimin.

"A. Q., 42 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja”, goditi me grusht drejtuesin e taksisë me të cilën lëvizte, të cilin gjithashtu e kishte mashtruar se do t’i sillte pagesën për udhëtimin. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 42-vjeçari aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”, thuhet më tej në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?