Sociale

Tiranë/ Projekti i Unazës së Madhe, shembet me shpërthim të kontrolluar Ura e vjetër e Babrroit (VIDEO)

13 Dhjetor 2024, 14:48| Përditesimi: 13 Dhjetor 2024, 15:07

  • Share

TIRANË - IKMT shembi me shpërthim të kontrolluar urën e vjetër të Babrroit në Tiranë. Ekspertët e xhenios në bashkëpunim me IKMT kryen shpërthimin e kontrolluar.

Demolimi i Urës së Babrroit kryhet për shkak të projektit të Unazës së Madhe dhe ndërtimit të rrugëve kryesore për njësitë numër 4 dhe 8 si dhe zonën 5 Maji, (Faza 3),

Gjatë procesit të demolimit, pati masa strikte sigurie dhe u ndaluan kalimet këmbësorëve dhe mjeteve afër urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Më 31 dhjetor është planifikuar të hapet tërësisht për qarkullim unaza e Madhe e Tiranës, e cila pritet të çlirojë kryeqytetin nga trafiku i rënduar.

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?