Një tjetër qendër estetike, e kthyer në një 'fole' prostitucioni, është zbuluar në Tiranë nga Policia, duke çuar në pranga 3 persona. Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se janë arrestuar tutorja 21-vjeçare me inicialet - S. H., punonjësja e seksit, 26-vjeçarja me inicialet E. Y. dhe një klient L. V., 25 vjeç.
Arrestimi i tyre erdhi pas disa muajsh hetime, ku 21-vjeçarja S. H. administronte qendrën e masazhesh në rrugën "Luigj Gurakuqi", në të cilën kishte punësuar shtetasen 26-vjeçaren dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Tallen keta, apo cfare? Tutorja 21 vjec? Prostituta 26? Klienti 25? Ku qendron rrezikshmeria shoqerore ketu? Pra keta mesoburrat e policise kane pare video me te rinj qe bejne seks gjate disa muajve “hetime”? Ky po qe eshte perversitet. Po sikur te hetonit ndonje grup te strukturuar kriminal, nga ata qe trafikojne droge dhe vrasin njerez? Apo nuk keni tope per ate pune?
Përgjigju