Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Prostitucion në qendrën e masazhit, Policia shpall në kërkim 28-vjeçaren, nën hetim pronari dhe punonjësja tjetër

28 Maj, 15:47| Përditesimi: 28 Maj, 15:48

  • Share

Tiranë- Një tjetër fole prostitucioni e kamufluar pas qendrave të masazhit është zbuluar në kryeqytet, teksa Policia e Tiranës ka marrë nën akuzë pronarin dhe një nga vajzat e këtij subjekti, teks shpalli në kërkim një tjetër punonjëse.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme njoftuan sot (27 maj) se "referuan materialet në Prokurori pas hetimeve dhe konsultimit me organin e akuzës,me hetim në gjendje të lirë ndaj G. Sh., 35 vjeç dhe E. C., 37 vjeçe. Kurse në kërkim u shpall M. K., 28 vjeçe".

Hetimet nisën bazuar nga pamjet e transmetuara në një emision në lidhje me qendrën e masazhit në pronësi të 35-vjeçarit G.Sh., ku pretendohej se ushtronin prostitucion 2 vajzat nën hetim.

Policia e kryeqytetit bëri me dije se “po punohet për kapjen e 28-vjeçares, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?