Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Punëtori ra nga lartësia e objektit në ndërtim dhe humb jetën, Policia arreston inxhinierin dhe teknikun e firmës!

12 Gusht, 15:33| Përditesimi: 12 Gusht, 15:38

  • Share

Tiranë- Punëtori vdiq në firmën e ndërtimit pasi ra nga lartësia e objektit ku po punonte, Policia e Tiranës arreston teknikun dhe inxhinierin e ndërtimit të firmës private.

Burime zyrtare bënë me dije se ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e djeshme (11 gusht), në rrugën “Aleksandër Moisiu”, kurse viktimë mbeti 67-vjeçari Rramadan Mija.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan H. T., 65 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, me detyrë teknik ndërtimi dhe inxhinier ndërtimi të një firme private, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë punës, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën punëtori i firmës shtetasi Rr. M., 67 vjeç”, tha policia në njoftimin zyrtar.

Fatkeqësisht 67-vjeçari ka rënë nga lartësia e kantierit të ndërtimit ku po punonte në zonën e Kinostudios dhe për pasojë ka humbur jetën.

Hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe rrethanave i kaluan Prokurorisë, teksa dyshohet për mungesë të kushteve të sigurisë në punë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • indrrit: 12/08/2025 22:59

    na moren ne qaf kta inxhinjera dhe kta pronar sjapin as rrogat as nje lloj sigurie na shkaterruan psikologjikisht na mbyten dhe na.shtuan cdolloj halli nga halli ne hall po na fusin

    Përgjigju
  • Aba: 12/08/2025 18:02

    Pronarin dhe administratorin Duhet te arrestojne. Sigurimi ne Pune do fonde, nqs firma nuk invenston cfare faji Kane fakirat. Inxhinieri 26 vjec, ka 3 vjet qe ka mbaruar fakultetin Tekniku 65 vjec, prag pensioni Dmth te dy hallexhinj

    Përgjigju
    • Taulas: 12/08/2025 20:25

      Pronari ka vendos teknik pergjegjes ndertimi i paguan per at punë o mjeshtër, nuk do rri pronari aty ti rui të gjithe, thirri trunit ky ishte 67 vjeç per pension, fajin ka pergjigjesi që mer pun mosh pensioni

  • leli: 12/08/2025 15:37

    Pse se nxirni emrin e kompanise se ndertimit dhe mereni me fukarejt punonjes!!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?