Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Punëtori ra nga lartësia teksa punonte dhe humbi jetën, arrestohet pronari i banesës (EMRI)

9 Shkurt, 11:11| Përditesimi: 9 Shkurt, 11:27

  • Share

Tiranë-Një 58 vjeçar në Tiranë është vendosur në pranga pasi një ditë më parë në shtëpinë e tij ndërroi jetë, Bajram Kosova.

67 vjeçari u rrëzua teksa po punonte në soletën e banesës katër katështe të Arben Gordanit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Arben Gordani, 58 vjeç, pasi në banesën e tij ka humbur jetën shtetasi Bajram Kosova, 67 vjeç, i cili duke punuar ka rënë nga lartësia”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni nga qeveria Rama 4 pas zgjedhjeve të 11 majit?