Mashtronin shtetas të huaj për investim në bursa fiktive, arrestohen 4 përgjegjësit e ‘call center’-ave në Tiranë, sekuestrohen 9 mijë euro (EMRAT)

19 Dhjetor 2023, 11:51| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 15:14

  • Share

Katër përgjegjës të 2 call centerave që operonin gjatë natës në Tiranë, janë arrestuar nga sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar, nën akuzën se mashtronin shtetas të huaj për të mashtruar në tregje fiktive.

Në pranga kanë rënë Bekim Byberi, Jani Janko, Klaudio Demiri dhe Andi Lleshaj.

Nga kontrollet, në të dyja call centerat u gjetën 29 punonjës, mes tyre 10 të paregjistruar, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 9000 euro, 82 njësi kompjuterike, 23 celularë, 1 DVR, 2 USB, 50 karta me numra celularësh, të kompanive të huaja, dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Sipas hetimeve, të arrestuarit nëpërmjet bashkëpunimit me njëri tjetrin, kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes mashtronin shtetas të huaj në kontinente të ndryshme të botës që të investonin shuma të konsiderueshme parash, në tregje fiktive. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se të ardhurat që gjeneroheshin nga kjo veprimtari kriminale, pastroheshin nëpërmjet bizneseve të të afërmve të shtetasve të implikuar në këto raste.
 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?