Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Punonjësi aksidentohet në kompani pasi ra nga lartësia, nën akuzë administratori dhe drejtuesi i mjetit!

27 Gusht, 13:49| Përditesimi: 27 Gusht, 13:51

  • Share

Tiranë- Punonjësi aksidentohet në ambientet e firmës industriale në Tiranë, Policia merr nën akuzë administratorin dhe drejtuesin e mjetit të kompanisë.

Një 39-vjeçar bëhet me dije se ka rënë dje nga lartësia duke punuar në një kosh të mjetit të kompanisë dhe është plagosur. Ai aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, kurse për dy të tjerët po kryhen hetime në gjendje të lirë.

Veprimet janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Kombinat.

“U referuan materialet për F. I., 50 vjeç dhe D. H., 51 vjeç, pasi ditën e djeshme S. L., 39 vjeç, ka rënë nga lartësia duke punuar në një kosh të një mjeti industrial i firmës me administrator 50-vjeçarin dhe drejtues mjeti 51-vjeçarin. Aktualisht 39-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi sot policia e kryeqytetit.

Për ngjarjen, dosja i kaloi Prokurorisë, e cila do kryejë edhe hetimet e thelluara të aksidentit në punë, në lidhje me kushtet e sigurisë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?