TIRANË- Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Tiranë, ku një punonjës i Gardës është vetëvrarë me armën e shërbimit. 37-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
Henri Haxhiraj qëlloi veten me plumb në kokë ditën e sotme rreth orës 12:00. Ai ka qenë në banesën e tij në zonën e Qytet Studentit. Ndëkohë rreth 6 orë pasi u dërgua në spital, gardisti ka ndërruar jetë te Trauma.
37-vjeçari është vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj. Burime për Report Tv bëjnë me dije se familjarët kanë deklaruar në polici se vuante nga depresioni, por nuk dihet nëse kurohej.
Këngëtarja Sheila Haxhiraj ka reaguar pasi i vëllai i saj gardist u vetëvra me armën e shërbimit. Në një postim të ndjerë në rrjetet sociale, këngëtarja preku me dedikimin për të vëllanë.
“O dielli im, o ylli më i bukur i qiellit, o engjëlli me i bukur i parajsës, motrën e ka marrë malli që tani për ty, zemrën time ma more ti sot me vete. Prehu në paqe i shtrenjti im, shpirti im… Do të të dua përjetësisht deri në ditën që do jemi bashkë dhe përtej asaj jete. Qofsh i parajsës vëllai im”, shkruan ajo.
Vëllai i saj, Henri Haxhiraj qëlloi veten me plumb në kokë, duke përdorur armën e shërbimit. Ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës, ndërsa familja mësohet se ka deklaruar që vuante nga depresioni.
sa ka si puna e ketij, njerez jo stabel qe meren me trafiqe e falcifikime, e punojne per institucione qe ju lejon mbajtjen e armes (policia e garda). Kur dalin sheshit pastaj, dalin nga kontrolli. Lere pastaj depresionin per ceshtje me te cilat jeta shqiptare eshte plot e perplot. Mjer ne si njerez qe jetojme ne te njejtin qytet me keta se sic ja rasi vetes mund tja kishte rasur dhe ndonje tjetri (dhe pastaj vetes). Ndodh perjave ne shqiperi.
Përgjigju