Foto Ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Punëtori i ndërtimi ra nga skela, arrestohet një 40- vjeçar! Në spital një 15-vjeçare dhe një 38-vjeçare, pinë mbidozë medikamentesh

25 Shkurt, 18:04| Përditesimi: 25 Shkurt, 20:07

  • Share

TIRANË-Një 40 vjeçar është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit pas një ngjarje të rëndë, ku një puntor ndërtimi ka rënë nga skela, gjatë rikonstruktimit të një objekti, ndërsa ka nisur hetimi për një 71 vjeçare, me detyrë përgjegjëse e grupit të punës.

Sipas policisë, punonjësi i firmës Z. V., 61 vjeç, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. E., 40 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. L., 71 vjeçe, përkatësisht me detyrë administrator dhe përgjegjëse e një grupi pune, në një firmë ndërtimi, pasi dyshohet se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ka rënë nga skela, gjatë rikonstruktimit të një objekti, punonjësi i firmës, shtetasi Z. V., 61 vjeç. Si pasojë, 61-vjeçari është transportuar në spital, ku është nën kujdesin e mjekëve’, njoftoi sot policia.

Ndërkohë, një 38 vjeçare dhe një 15 vjeçare janë paraqitur në pavionin e Toksikologjisë për ndihmë mjekësore,  pasi dyshohet se kanë konsumuar medikamente mbi dozën e lejuar. Policia bën me dije se të dyja shtetaset ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Në pavionin e Toksikologjisë kanë shkuar për ndihmë mjekësore një 38 vjeçare dhe një 15 vjeçare, pasi dyshohet se kanë konsumuar medikamente mbi dozën e lejuar. Të dyja shtetaset ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi hetimi në gjendje të lirë për personat me inicialet F. M., 34 vjeç, V. H., 34 vjeç dhe K. S., 25 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, në një lokal, 2 persona të tjerë. 

S.B/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?