Kronikë

Tiranë/ Me pistolet në makinë, 2 të arrestuar tek 'Zogu i Zi', dyshohet se do e shisnin! Njëri kundërshtoi me dhunë efektivët e tentoi të largohet (EMRAT+VIDEO)

19 Shkurt, 08:37| Përditesimi: 19 Shkurt, 09:20

  • Share

TIRANË - Policia ka vënë në pranga dy shtetas, Prend Bala, 26 vjeç, dhe Gentian Basha (Seci), 37 vjeç, të dy banues në kryeqytet, në kuadër të operacionit “Flagranca”. 26-vjeçari, i cili ndodhej në “Arrest në shtëpi” për vjedhje, u kap në flagrancë me një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do ta shiste.

Bashkëpunëtori i tij kundërshtoi me dhunë policinë dhe tentoi të arratisej. Gjatë operacionit në Zogun e Zi, u sekuestruan arma, municion luftarak, tre celularë dhe automjeti që përdornin të arrestuarit.

'Në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, është ndaluar automjeti tip “Honda” me drejtues shtetasin Gentian Bala dhe pasagjer shtetasin Prend Bala Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit Prend Bala, një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë. Në momentin e ndalimit të automjetit, shtetasi Gentian Basha ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të largohet.   

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasi Prend Bala ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.', njofton policia.    

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?