Tiranë/ Qarkullonte me makinë i armatosur, arrestohet në flagrancë 42-vjeçari! I sekuestrohen pistoleta dhe municioni

12 Nëntor, 12:39| Përditesimi: 12 Nëntor, 12:54

  • Share

Tiranë- Policia e Tiranës finalizoi sot (12 Nëntor) operacionin e koduar "Driver 2", nga Sektori i Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3.

Një 42-vjeçar është arrestuar i armatosur me pistoletë dhe municion luftarak.

Gjatë operacionit, burimet zyrtare konfirmuan se prangosën shtetasin M. V., banues në Paskuqan, për veprën penale "mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

“Bazuar në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në rrugën "Dine Hoxha", menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. V., dhe gjatë kontrollit fizik të tij, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krehër e municion luftarak”, tha policia.

Pas arrestimit dhe nisjes së hetimeve, dosja i kaloi prokurorisë së kryeqytetit për veprime të mëtejshme.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?