TIRANË- Është arrestuar ditën e somte në kryeqytet, një 38-vjeçar i identifikuar si Albert Prendi pasi iu gjetën 2 armë zjarri 'pistoletë' 2 krehra dhe fishekë në makinën me të cilën po udhëtonte.
"Shqiponjat" së bashku me Policinë, pasi ishin informuar se një person po qarkullonte me armë zjarri në automjet, kanë organizuar operacionin "Blevardi" ku si rezultat u arrestua 38-vjeçari. Preendi u kap në bulevardin "Migjeni".
Ai akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".