Policia e Tiranës ka arrestuar 34 vjeçarin Dashnor Ruçi, pasi u kap në zonën e ‘Astirit’, me pistoletë pa leje në makinë.
Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja" në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Driver".
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Dashnor Ruçi, 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
“Në rrugën "Teodor Keko", shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Dashnor Ruçi, dhe gjatë kontrollit të automjetit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak”, njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë.