Kronikë

Tiranë/ Qarkullonte rrugëve të kryeqytetit i armatosur me pistoletë, ‘The Walker’ prangos 32-vjeçarin me precedentë për drogë dhe vjedhje! (EMRI+VIDEO)

17 Gusht, 12:12| Përditesimi: 17 Gusht, 12:19

  • Share

Tiranë- Qarkullonte rrugëve të kryeqytetit i armatosur, arrestohet 32-vjeçari i dyshuar.

Komisariati nr. 4 njoftoi se ka finalizuar sot (17 gusht) aksionin e koduar “The Ëalker”, ndërsa sekuestroi edhe armën pistoletë.

I riu nën pranga është Klevi Prodani, i cili rezulton person me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: K. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe vjedhje”, bëri me dije Policia e Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit në rrugën ‘5 Maji’, shërbimet e Policisë i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimi Trump-Putin do të sjellë paqen në Ukrainë?