Arma e përdoruar nga autori

Kronikë

Tiranë/ Qëlloi me armë zjarri kunatin pas sherrit në shtëpi, arrestohet autori! Në pranga edhe 54-vjeçari i plagosur (Emrat)

28 Shtator, 13:41| Përditesimi: 28 Shtator, 16:18

  • Share

Një ditë pasi Misir Trushi plagosi me armë zjarri kunatin e tij Genci Mullaymeri, policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen dhe ka arrestuar të dy personat e përfshirë në konflikt.

Policia bën me dije se ka arrestuar 41-vjeçarin Misir Trushi, i cili ditën e djeshme ka plagosur kunatin e tij Genci Mollaymeri, pas një sherri në shtëpi në Kombinat.

Ndërsa Genci Mullaymeri, i cili mbeti i plagosur, ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se pak më parë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Po ashtu, ‘blutë’ e kryeqytetit, bëjnë me dije se vijojnë për kapjen e të riut N.S., i cili ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasit M. T., 41 vjeç, dhe G. M., 54 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Llambi Bonata”, në banesën e 54-vjeçarit, shtetasi M. T., pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., i cili dyshohet se pak më parë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Vijon ende puna për kapjen e shtetasit N. S. (nip i shtetasit M. T.), i cili ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia e Tiranës.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?