Kronikë

Tiranë/ Qëlloi me gurë në drejtim të kryeministrisë, ndalohet 45-vjeçari! Policia: Ishte i dehur dhe me probleme mendore (VIDEO)

12 Qershor 2024, 07:33| Përditesimi: 12 Qershor 2024, 07:43

  • Share

Një 45-vjeçar është ndaluar nga policia e Tiranës pasi ka qëlluar në drejtim të kryeministrisë me gurë. Sipas policisë 45-vjeçari U.K, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte në gjendje të dehur në momentin që po qëllonte me gurë.

Fillimisht është shoqëruar në polici, me pas është dërguar në spital.

‘Më datë 11.06.2024, rreth orës 22:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U. K., 45 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), duke qenë në gjendje të dehur, ka gjuajtur me gurë në drejtim të Kryeministrisë.

Shtetasi U. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe më pas në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.’-njofton policia.

M.Q./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?