Me sytë nga profesionet e paguara, tekniku i softuerëve kurs për kuzhinier! Armando Doda vjen çdo ditë nga Laçi për t’u bërë elektricist në Tiranë

30 Mars, 15:31| Përditesimi: 30 Mars, 17:41

  • Share

TIRANË - Taulanti prej disa javësh po ndjek kursin e kuzhinës në Qendrën e Formimit Profesional në Tiranë. Gjithçka po mëson, i pëlqen shumë.

35 vjeçari nuk është i papunë. Madje ai ka një profesion mjaft të lakmuar në ditët e sotme. Pasditeve punon si teknik softuerësh.

“Jam Taulant Nazo, jam 35 vjeç. Prej disa muajsh tani po ndjek kursin tek qendra numër 1 e aftësimit profesional. Kam zgjedhur këtë degë se është një pasion I hershëm. Kursin e ndjek paradite dhe pasdite punoj si Teknik softuerësh. Punoj vetëm pasdite dhe paraditen do ja dedikoj kursit. Ishte shtysë e familjes sepse nuk mund të bësh një punë të vështirë për shumë gjatë. Para kompjuterit. Unë kam mbaruar për juridik, por normalisht nuk u gjenda dot në atë profesion. Kur kam ardhur në Tiranë kam bërë punë të lehta, në call-center dhe kuptova që ajo punë nuk është definitive. Mu desh një lëvizje në emigrim dhe kuptova që ka shumë gjëra që të përshtaten”, tha Taulanti.

Për të ardhmen planifikon që të dyja këto profesione, si kuzhinierin ashtu edhe inxhinierin e softuerëve, t’i praktikojë.

“Të gjithëve na ndodh nga pak që të bëjmë kuzhinierin. Ishte një degë më konkurrueset dhe me pagesën që në këtë rast ishte o falas, ose minimale. Isha I interesuar dhe kam pyetur në disa vende të ndryshme. Dhe në privat ishin goxha të larta. Nuk e di pse se këtu janë kushtet shumë të mira. Ndihma e profesores është në çdo moment. Rinia shqiptare duhet të jetë shumë herë më shumë tek shkolla profesionale. Është një vend pune i sigurte. Jam gjendur goxha mirë. Më duket shumë interesante. E ardhmja do synoja për më lart. Si  ndihmës kuzhinier dhe pse jo një shef kuzhine në të ardhmen. Nuk kam synime të largohem, dua të jap energjitë këtu. Është goxha mirë në pagesa. Ka dhe vende që japin goxha mirë. Mua më pëlqen pjesa e prodhimeve të detit. Ne jemi në fillimet tona”, u shpreh ai.

Për të ndjekur një nga 45 kurset e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), me një tarifë minimale, udhëton 5 herë në javë nga Laçi edhe Armando Doda. Ai po perfeksion zanatin e elektricistit nga i cili nxjerr të ardhura shumë të mira.

“Quhem Armando Doda, vij nga qyteti i laçit. Jam 31 vjeç. Kam aplikuar për instalime elektrike se ka kërkesë tregu. Kam arritur të bëj instalime në vendin tim. Bëj dhe instalime hidraulike. Dushi për shembull do edhe pjesët elektrike dhe hidraulike. Me hidraulike kam rreth 4 vite. Me instalime rreth një vit. Për hidraulikët kam dajën tim. Gradualisht duke instaluar pompa, dushe, panele diellore dhe kjo më ka bërë që të futem në kurse elektrike. Vullneti, korrektësia dhe vëmendja në punë. Nëse nuk e ke  me dëshirë nuk do mundesh ta përvetësosh. Kjo është një punë mjaft fitimprurëse. Puna kur merret me metra katror, në bazë të ditëve. Fitimet janë mëse të kënaqshme. Jam gjendur I befasuar. Mendoja se do mësoja një lidhje prize, por këtu ka edhe shumë praktikë. Hapi I parë është siguria. Të sigurojmë njëherë veten, pastaj çdo gjë tjetër. Si të instalojmë, sit ë përdorim material si duhet”.

Inxhinieri Luan Selimaj thotë se për zanatin e instalimeve elektrike ka shumë kërkesa. Madje edhe persona që janë në moshë të madhe.

“Unë quhem Luan Selimaj, jam inxhinier. Kam dhënë mësim dhe në qendra të tjera private. Jap instalimet elektrike dhe mirëmbajtje të rrjetit elektrik. Ka shumë kërkesa, ka raste që na ndërhynë aman më fut pas rrudhë. Ne bëjmë praktika dhe në biznese. Kemi shumë kërkesa nga shumë kompani ndërtimi. Kush të dojë mund të punësohet këtu pa pretenduar se do ikim jashtë. Kërkohen shumë. Gjithmonë ka qenë në kërkesë. Njerëzit edhe po punojnë. Nga mosha 16 vjeç lejohet. Ka qen një rast 6 muaj më I madh se unë. Ka shumë. Nga e hëna në të premten zhvillohet kursi. 360 orë është kursi”.

Në AKPA, për muajt e parë të këtij viti janë regjistruar më shumë se 500 kursantë dhe ata që figurojnë të papunë, mësimet si në teori dhe praktikë për disa muaj i përfitojnë falas.

“Ofrojmë rreth 45 kurse nga fusha të ndryshme. Automekanikë, hidraulikë, elektrike, web dizajn, grafik dizajn. Jemi e vetmja qendër që ofrojmë edhe kurse për pajisjet mjekësore. Këto dhe shumë kurse të tjera. Kurset që kanë më shumë interes janë kuzhina, instalimet elektrike, manikyr-pedikyr dhe parukeri. Aktualisht, për periudhën janar mars, kemi 54 kurse aktive dhe janë të regjistruar 543 kursantë. Për vitin e kaluar janë regjistruar 3278 kursantë dhe janë realizuar 208 kurse.  Këtu kurset zgjasin me periudha afat shkurtër. 3-4 mujore. Kurset janë intensive. 4 orë në ditë. Janë kurse teorike dhe praktike. Kemi dhe marrëdhënie me biznese që I dërgojmë në praktikë. Që të regjistrohesh ka dy mënyra. Një mënyrë nëpërmjet zyrë së punës. Nëse je I papunë e merr falas. Ndërsa mënyra e dytë është kundrejt një pagese nëpërmjet e-albania. Janë shumë më të ulëta tarifat se në privat. Kursi që kushton më shumë është berberi dhe kushton 7 mijë lekë për 3 muaj e gjysmë. Ndërsa të tjerat janë 4  mijë deri në 5 mijë. Pagesat bëhen vetë, nga ata në marrëdhënie pune”.

Të gjitha kurset janë të preferuara, por rekordin e regjistrimeve e mban profesioni i berberit.Ndërsa kursi më i veçantë që e ofron vetëm qendra e formimit profesional është ai për riparimin e pajisjeve mjekësore.

“Kursantët që vijnë pranë qendrës janë të statuseve të tjera. Ka që nuk e kanë gjetur veten në tregun e punës në shkollat që kanë ndjekur. Vitin e kaluar kemi pasur marrdhënie me 157 biznese. Bëjnë praktikë dhe rekrutohen atje. Kemi pasur dhe kursantë që kanë dashur të zgjerojnë aftësitë e tyre. Kemi persona që kanë bërë kurs kuzhine dhe kanë nisur një kurs tjetër në pastiçeri, apo kanë bërë manikyr -pedikyr dhe ndjekin një kurs tjetër. Kurset kanë qenë 10 veta e lart gjithmonë”, përfundoi Mario.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?