Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Qeni kafshon fëmijën 5-vjeçar, vogëlushi përfundon në spital! Policia merr nën hetim pronarin e kafshës

7 Qershor, 11:38| Përditesimi: 7 Qershor, 11:44

  • Share

Tiranë- Një fëmijë 5-vjeçar përfundoi në spital pasi u kafshua nga qeni i pronarit të një banese, pak pasi vogëlushi kishte hyrë në oborr.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë, njoftuan sot (7 qershor) se referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 61-vjeçarin A. A.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Bushi” në kryeqytet.

“Kafsha e tij (qen) ka kafshuar një të mitur 5 vjeç, i cili kishte hyrë në oborrin e banesës së 61-vjeçarit. Aktualisht 5-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia për detajet e para të ngjarjes.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • holta: 07/06/2025 14:07

    Në Shqipëri kafshët mbajnë qen,qarkullojnë qen të mëdhenj që të shqyejnë pa maska mbrojtëse dhe policia bashkiake nuk i shikon....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?