Tiranë- Sherri mes banorit dhe pronares së një lokali për zaptimin e hapësirës publike, përfundon me procedimin penal të të dy personave, pas hetimeve paraprake dhe denoncimit në Policinë e Tiranës.
Burime zyrtare bënë sot me dije (24 korrik) se nën hetim u morën në gjendje të lirë Xh. L., 65 vjeç dhe Xh. B., 34 vjeçe.
Sipas dinamikës së ngjarjes rezulton se i dyshuari Xh. L., me vetëgjyqësi, ka hequr karrige në lokalin në administrim të 34-vjeçares.
“Në vijim të verifikimeve rezultoi se 34-vjeçarja e kishte zënë hapësirën publike në funksion të biznesit që administronte, pa leje”, tha policia e kryeqytetit.
Në vijim të aksionit, në bashkëpunim me shërbimet e IMT-së, u lirua hapësira e zënë nga ky biznes, kurse hetimet i kaluan Prokurorisë.
Komente
