Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Qytetarja ankohet për zhurmat në lokal, 6 personat e sulmojnë atë dhe Policinë! 4 arrestohen, nën hetim edhe një grua

31 Tetor 2024, 16:33| Përditesimi: 31 Tetor 2024, 16:39

  • Share

Tiranë- Ankesa e një qytetareje për zhurmat që vinin nga një lokal pranë banesës së saj, ka denigruar situatën deri në konfrontim fizik dhe përleshje fizike me Policinë e Tiranës, të 6 personave të dyshuar, 4 prej të cilëve u prangosën.

Komisariati nr. 2 njoftoi sot (31 Tetor) se agjentët e Seksionit të Hetimit të Krimeve prangosën pas procedurave të para të dyshuarit E. Sh., 40 vjeç, A. K., 21 vjeç, E. P., 21 vjeç, D. O., 21 vjeç, banues në Tiranë. Incidenti ndodhi në zonën e "Tiranës së re".

Ata janë të dyshuar për veprat penale "kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "goditjet për shkak të detyrës", "kanosja për shkak të detyrës" dhe "prishja e qetësisë publike".

Gjithashtu proceduan në gjendje të lirë shtetasit O. S., 21 vjeç, dhe E. L., 51 vjeçe, për veprat penale "mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "prishja e qetësisë publike".

“Këta persona, mbrëmjen e djeshme (30 Tetor), në rrugën "Tish Daija", kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanosur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, si dhe një qytetare që kishte njoftuar shërbimet e policisë për prishje të qetësisë publike, në një lokal”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Të 4 të arrestuarit dhe dy të hetuarit i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/11/2024 00:29

    Kjo ndodh sepse shteti kur jep lejet e lokaleve nuk u kerkon te plotesojne kushtet akustike,si muret,dysheme,tavane,xhama te veshura me soundproof.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?