Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Një 30-vjeçar ka rënë nga lartësia e pallatit ku po punonte dhe për pasojë ka humbur jetën.
Sipas policisë viktima është i riu me inicialet A.G., ndërsa ngjarja thuhet se është aksidentale. Mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Më datë 22.12.2021, rreth orës 15:20, te Rruga e Elbasanit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi A. G., 30 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.