Toptani Shoping Center

Tiranë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga kati i 3-të mes shkallëve elektrike të 'Toptani Shoping Center'! Dërgohet në Reanimacion tek Trauma

1 Shtator, 13:43| Përditesimi: 1 Shtator, 18:52

  • Share

TIRANË- Një 4-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga hapësira e shkallëve elektrike në qendrën tregtare 'Toptani' në Tiranë.

Vajza e mitur ra nga kati i tretë në katin e parë mes hapësirës së shkallëve elektrike dhe ka mbetur e plagosur. Burime për Report tv bëjnë me dije se e mitura ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës pasi ka marrë dëmtime në kokë dhe fraktura në trup. Aktualisht është në gjendje të stabilizuar.

Gjatë momentit kur e mitura ka rënë, prindërit e të miturës sipas burimeve ndodheshin në një dyqan.

‘Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën "Murat Toptani", dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.’- njofton policia.

Ngjarja po hetohet si aksidentale.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/09/2024 01:33

    Si lihet femija 4 vjec vetem ne nje mall e shkohet per shopping?! Kjo ra nga lartesia,por shume kollaj mund t'a kishin rrembyer,ose te kishte dale vete nga qendra e te kishte ikur ne drejtim te paditur,ne te fundit vetem 4 vjec eshte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?