Kronikë

Tiranë/ Ra në një gropë me ujë në një pallat të papërfunduar, ndërron jetë 60-vjeçari

1 Mars, 13:38| Përditesimi: 1 Mars, 13:46

  • Share

TIRANË-Një 60 vjeçar ka humbur jetën, pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë, e cila ishte me ujë dhe është mbytur, pranë një pallati në ndërtim.

Për shkak se gropa në të cilën ka rënë ka qenë e thellë, trupi i pajetë i tij është nxjerr nga zjarrfikësja me litar. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Haxhi H Dalliu' në Tiranë, ku 60- vjeçari ka qenë duke kaluar në atë zonë dhe duket se nuk ka qenë në dijeni të gropës, ku teksa ka vendosur këmbën aksidentalisht ka rënë brenda saj.

'Në rrugën “Haxhi H Dalliu” në një pallat ende të papërfunduar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?