Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Ra nga kantieri i ndërtimit në ‘Kinostudio’, vdes punëtori 66-vjeçar

11 Gusht, 11:34| Përditesimi: 11 Gusht, 11:36

  • Share

Një 66-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht teksa po punonte në një firmë ndërtimi në Tiranë.

Viktima është identifikuar si Rrahman Mija. 66-vjeçari ka rënë nga lartësia e kantierit të ndërtimit ku po punonte në zonën e Kinostudios dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 09:30, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi në Kinostudio shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj.”, njofton policia.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?