Tiranë- Një i moshuar ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga lartësia e pallatit ku jetonte, në rrethana që po hetohen.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (30 qershor) në rrugën “Ferit Xhajko” në Tiranë, ndërsa paraprakisht besohet se bëhet fjalë për një rënie aksidentale.
“Dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi B. T., 86 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, teksa po pyeten të afërmit dhe dëshmitarët e tjerë, për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes.
Komente
