Tiranë-Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë sot pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim teksa ishte duke punuar.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:20, në afërsi të Liqenit të Thatë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra viktima me inicialet A. Sh., ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Komento