TIRANË - Një atentat ka ndodhur rreth orës 20:40, të mbrëmjes së kësaj të diele ( 12 janar 2025) te Pallati me Shigjeta, ku një 56-vjeçar është qëlluar për vdekje në automjetin e tij, teksa po futej në shtëpi.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Bujar Nasufi dhe është ekzekutuar në momentet që po futej te dera e shtëpisë. Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja, të cilat besohet se i përkasin armës me të cilën është vrarë Nasufi. Autori ka qenë i maskuar me një kapuç dhe pasi ka qëlluar është larguar me një motor të zi drejt zonës së Selitës.
56-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra në pjesën e sipërme të trupit dhe ka humbur jetën teksa po trasportohej drejt spitalit të Traumës.
Sipas informacioneve të deritanishme, 56-vjeçari kishte një mobileri së bashku me vëllain e tij, në zonën ku u vra, ndërsa mësohet se nuk ka asnjë precedent penal.
Në kuadër të hetimeve, policia ka marrë në pyetje familjarët e viktimës, për të zbuluar shkaqet e mundshme të këtij ekzekutimi.
Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin Bujar Nasufi rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën",- informoi policia e kryeqytetit.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
Afro 2 orë pas ngjarjes, policia ka lëvizur me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari Bujar Nasufi, në zonën e Pallatit me Shigjeta.
Tirana është tronditur mbrëmjen e kësaj të diele (12 janar 2025), nga ekzekutimi i një 56-vjeçari të identifikuar si Bujar Nasufi, në zonën e Pallatit me Shigjeta.
Burime për gazetarin Sokol Dema bëjnë me dije se 56-vjeçari është pronar i një mobilierie së bashku me vëllanë e tij, e cila ndodhet në zonën ku u vra. Aktualisht, ky fakt është në fokus të hetimeve. Mësohet se 56-vjeçari nuk ka pasur asnjë precedent penal.
Jo Rama po as baba i Rames ska ca na ben ne. Ne jemi popull i poshter dhe i pabese. Cdo popull meriton qeverin qe ka.
PërgjigjuPellazget
Përgjigjucdo gje mire ne Shqiperine tone. ndryshohen shefat e policise, ministri, po prape atentatet vazhdojne per qejf. dhe nderkohe njerezit ikin naten te pashprese ...
PërgjigjuTe dale ministri dhe te numeroje vrasjet, del me raport ka me pak vrasje se vjet. Turp, as ne 97ten sjane vrare kaq shume
Përgjigjurrofsh o edi rama se na kenaqe..rend e siguri me lopate...
Përgjigju