Tiranë - Në Spitalin Universitar të Traumës u realizua me sukses një ndërhyrje tek një paciente 33-vjeçare.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes dhe Sociale, Albana Koçiu përmes një postimi në rrjetet sociale tha se “një insulinomë 3 cm, tumor i rrallë në kokën e pankreasit, u diagnostikua dhe trajtua me sukses te një paciente 33-vjeçare, falë bashkëpunimit multidisiplinar dhe ndërhyrjes së specializuar kirurgjikale”.
“Operacioni u krye me teknikën e avancuar Ëhipple (Duodeno-Cefalo-Pankreatektomi), duke ruajtur funksionin pankreatik dhe shmangur komplikacionet”, shkroi Koçiu.
Koçiu gjithashtu shprehu mirënjohje për përkushtimin e ekipit: Dr. Dritan Çela, Dr. Valmira Abilaliaj, Dr. Dorina Shtjefni, Dr. Ervin Sulaj, si dhe infermieret Mirela Heti, Arta Prendi, Alma Shkalla, Adelina Hysa.
Komente

I lumte ekipit dhe teknologjise se perparuar.
Përgjigju