Telefonat dhe paratë e sekuestruara

Kronikë

Çmontohet ‘çerdhja’ e prostitucionit në Tiranë! Arrestohet tutori turk, 9 vajza nën hetim

16 Janar, 15:08| Përditesimi: 7 Shkurt, 14:12

  • Share

Tiranë-Një shtetas turk është vendosur në pranga nga policia e Tiranës pasi rekrutonte shtetase të huaja nga Kina dhe Kazakistani për prostitucion.

Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohen 9 shtetase.

Sipas njoftimit të policisë, 37 vjeçari i reklamonte në rrjetet sociale të huajat duke iu siguruar klientë me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës, në një ambient të marrë me qira.

Në kuadër të operacionit “Foreign Escort” u arrestua shtetasi  turk  I.Y, 37 vjeç, banues në  Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzimi i prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion. Shtetasi I.Y, dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja, nga Kina dhe Kazakistani dhe më pas duke përdorur një faqe online i shfrytëzonte për prostitucion, duke iu siguruar klientë me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës, në një ambient të marrë me qira nga ky shtetas” informoi sot policia.

Gjatë kontrolleve të kryera u sekuestrua një shumë e konsiderueshme parash, 3 celular dhe 9 karta krediti.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andi: 16/01/2025 15:15

    Kshu kur halen vizat per keta kategori shtetesh, keto jane pasojat, kurvellek, droge, kurse Ruse, Biellorus, Ikranias na kane dale te tere bizesmena qe pastorojn leket me apartamente

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?