Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Roja 68-vjeçar humb jetën pasi e zë poshtë porta e objektit! Nën hetim drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit dhe pronari i kompanisë së sigurisë (EMRAT)

6 Shtator, 12:54| Përditesimi: 6 Shtator, 12:57

  • Share

TIRANË – Një 68-vjeçar, i cili punonte si roje në një kantier ndërtimi, ka ndërruar jetë ditën e djeshme pasi gjatë mbylljes së portës hyrëse të objektit, është zënë poshtë prej saj.

Policia njofton se ka vënë nën hetim drejtuesen teknike të firmës së ndërtimit, njëkohësisht pronare e objektit, Erilda Dhama, dhe Kujtim Kokën, pronar i kompanisë së sigurisë ku ishte punësuar 68-vjeçari, Gëzim Gërdeci.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 pas komunikimit me Prokurorin, nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasit E. Dh., 40 vjeçe dhe K. K., 69 vjeç, me detyrë drejtues teknik të një firme, pasi ditën e djeshme, shtetasi G. G., 68 vjeç, me detyrë roje në subjektin e shtetases E. Dh dhe i punësuar nga shtetasi K. K, gjatë mbylljes së portës hyrëse të objektit, është zënë poshtë prej saj. Si pasojë 68-vjeçari ka humbur jetën”,- njofton policia.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?