Tiranë- Sherri në zonën e ish-“Bllokut” në Tiranë, përfundon me plagosjen e një 30-vjeçari nga roja i parkingut të zonës.
Policia e kryeqytetit konfirmoi se ngjarja ndodhi duke gdhirë dita e sotme, kurse nga Komisariati nr. 2 është bërë procedimi dhe arrestimi i të dyshuarit Geldian Daullçiu, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe roje në një parking në zonën e ish-Bllokut.
Ndaj tij rëndon akuza "vrasja me dashje", e mbetur në tentativë, teksa i plagosuri është Endri Mera, banues po në kryeqytet dhe që po merr trajtimin mjekësor në spital, nën kujdes intensiv.
“Ky shtetas dyshohet se ditën e sotme, rreth orës 06:30, në rrugën "Pjetër Bogdani", pas një debati, ka goditur me bërryl në fytyrë 30-vjeçarin, i cili ka rënë në tokë pa ndjenja dhe është dërguar në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.
Dinamika dhe shkaku i konfliktit mbeten ende të paqarta dhe ngjarja është nën hetim aktiv nga organet ligjzbatuese. Pritet marrja e dëshmive të të dy personave, për të detajuar edhe dinamikën e krimit.
U be Shqiperia si favelat braziliane. Kur e gjithe koka e shtetit eshte kapur nga mafia deri tek kryeministri i vendit, shoqeria degradon me kete pike. Vrasje cdo dite, dhe nje shoqeri qe po degradon deri ne rrenim. Grupe mafioze dhe kriminale drejtojne vendin nen drejtimin e Kryerilindasit. Mbrojtja, Rendi, Rruget, Energjitika, AKSHI etj.. i gjithe shteti eshte nen kthetrat e krimit te organizuar.
PërgjigjuE bete shqiperine rumpall o parti hale
Përgjigju