Një nga vëllezërit e arrestuar

Kronikë

Tiranë/ Rrahën një 41-vjeçar dhe i vodhën makinën, në pranga dy vëllezër (EMRAT)

8 Prill, 12:39| Përditesimi: 8 Prill, 12:48

  • Share

Tiranë-Dy vëllezër në Tiranë janë arrestuar nga uniformat blu pasi rrahën një 41-vjeçar dhe i vodhën makinën.

Bledar dhe Endri Hysaj dyshohet se janë konfliktuar me 41-vjeçarin në garazhin e një pallati në Yzberisht për motive të dobëta.

Makina e cila u gjet pranë banesës së 2 vëllezërve u sekuestrua si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se një shtetas e kishin dhunuar dhe më pas i kishin marrë automjetin, kanë organizuar operacionin e koduar “Motivi”, për zbardhjen e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.  

Si rezultat i operacionit, u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit B. H., 44 vjeç dhe E. H., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë (vëllezër).    

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në garazhin e një pallati në Yzberisht, për motive të dobëta, kanë dhunuar shtetasin I. Zh., 41 vjeç, dhe më pas i kanë marrë automjetin atij.  

 Automjeti i vjedhur u gjet afër banesës së 2 vëllezërve dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.      

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?